Aktori dhe producenti i famshëm Mark Wahlberg, ka dhënë një intervistë ditën e djeshme ku ka fyer dhe kritikuar 19-vjeçarin Justin Bieber. Justin, i cili kohët e fundit është bërë pre e skandalevë të njëpasnjëshme , këtë verë ka vendosur të jetë kryeqendra e vëmendjes në botën e showbizit. Ai ka nisur të konsumojë drogërat e lehta, duhanin si dhe ka pështyrë turma fansash, por nuk mbaroi këtu.





Pak ditë më parë ai nuk ngurroi që në gjendje të dehur të pështynte dhe Dj e clubit të natës Cleveland. Kjo e ka shtyrë yllin e filmit ” Two Guns”, Mark Wahlberg të kritikojë Justin me fjalë fyese. Si fillim ai i kërkoi të mos bënte veprime, për të cilat mund të pendohej më pas vetëm për të tërhequr vëmendje pasi kjo jo vetëm që çon në përfundimin e karrierës, por edhe të krijon problemr e çështje penale.




Mark , shprehet se nuk i vjen mire kur të tillë të rinj të talentuar e shpërdorojnë imazhin. Në rininë e tij të dikurshme , ai ka qenë një varës ndaj lëndëve narkotike si dhe ka qëndruar për disa kohë në burg dhe kjo është arsyeja pse gjithnjë i drejtohet ashpër këngëtarit.



Thirrja e fundit që i bëri vijoi me fjalët: ” Justin ngri pantallonat, krijo këngë të bukura, falendero fansat që të kanë dhënë vendin që të takon dhe bëj mamin tënd krenare”.

Edhe pse Justin kur ka bërë asnjë koment rreth këtyre fjalëve, së shpejti thuhet se do të japë një intervistë në të cilën do të ketë mundësi të kundërpërgjigjet ose ta falenderojë për këshillat.