Sipas tabloidit anglez “The Sun”, West Ham është i interesuar për huazimin e sulmuesit të Milanit, Klaas-Jan Huntelaar, deri në fund të këtij sezoni.

Pas përpjekjeve të dështuara për blerjen e Ruud Van Nistelrooy, i cili ka zgjedhur Hamburgun, drejtuesit e klubit londinez kanë kthyer vëmendjen te holandezi i Milanit.

“Ai është futbollist i madh, ndërsa për ne është me rëndësi të transferojnë një golashënues, para përmbylljes së afatit kalimtar të janarit”, tha pronari i ri i West Hamit, David Gold.