Wikileaks ka pezulluar publikimin e dosjeve të klasifikuara. Aktualisht Wikileaks tha se do te përqendrohet në ngritjen e fondeve për të siguruar mbijetesën e saj të ardhshme.



Njoftimi erdhi pas bllokadës së financave të web-site nga ana e SHBA, siç e quajtën autoritetet e organizatës Wikileaks. Sipas tyre SHBA bllokuan fondet që vinin nga disa kompani financuese.



Themeluesi Wikileaks Julian Assange tha se që nga dhjetori i kaluar nje "bllokadë arbitrare dhe e paligjshme financiare" ka qenë imponuar nga bankat e Amerikës, Visa, MasterCard, PayPal dhe Western Union.



"Sulmi ka shkatërruar 95% të të ardhurave tona," tha ai. Ish hackeri i kompjuterëve tha se organizata kishte humbur "dhjetëra miliona dollarë te dhuruara një kohë të shkurtër".



Assange tha se Wikileaks duhet të "rrisë fondet në mënyrë që të luftojë sërish kundër bllokadës dhe përkrahësve të saj".

Ai tha se grupi është duke marrë masa para-gjyqësore kundër bllokadës në Islandë, Danimarkë, Britani të Madhe, në Bruksel, Shtetet e Bashkuara dhe Australia dhe kishin paraqitur një ankesë në Komisionin Evropian.



Ndërkohë Assange është në Britani në pritje të një vendimi nga Gjykata e Larte në ankesën kundër ekstradimit te tij në Suedi ku do të përballet me paditë mbi sulmet seksuale. Australiani fitoi lirinë me kusht në dhjetor dhe ka qëndruar përgjatë kësaj kohë në Angli.