Edicioni i dyte i konkursit te talenteve te kenges, X –Factor Albania 2, shpall fituesen e saj. Ajo eshte Arilena Ara nga Shkodra e cila ia dedikoi cmimin babait te saj dhe publikut mbareshqiptar. I dyti fitues i spektaklit ishte Aldo Bardhi dhe te tretat ishin pese vajzat e Grupit Natyral.
Spektakli u ndoq nga disa qindra te rinj e te reja, kryesisht mbeshtetes te finalisteve si dhe familjare te tyre, kurse jashte Teatrit te Tv Klan disa qindra te tjere shikuan permes nje ekrani te madh spektaklin e drejtperdrejte. Ky show u transmetua jo vetem ne Tv Klan dhe Klan HD por edhe nga disa televizione te tjera ne Kosove, Maqedoni, etj.
Spektakli i nates finale u hap me nje kenge qe u kendua nga te tre finalistet e X-Factor Albania 2, Aldo, Arilena dhe grupi Natyral me 5 vajza nga trojet jashte kufirit te Shqiperise. Me tej Alketa hapi zyrtarisht votimin, i vlefshem permes sms-ve dhe faqes se Facebook te X-Factor Albania qe numeron rreth 145 mije fansa.
Te paret qe celen garen ishin Natyral. Nen ovacione te vazhdueshme te publikut ne teatrin e TV Klan, Natyral kendoi kengen e pare plot pasion. Kenga "Show must go on" shoqerohej me pamje te maratones disamujore te spektaklit ku tregoheshin edhe momente kur fansat kerkonin autografe prej tyre.
E dyta ne gare hyri Arilena, vajza shkodrane e cila kendoi "No more drama".
Finalisti i trete i nates se madhe te cmimeve ishte Aldo. Ai interpretoi "If you go away".
Para se te shpallej cmimi i trete, ne spektakel u ndoq performanca e kengetares se mirenjohur Bleona Qereti. Ajo kendoi nje kenge e cila ndezi publikun jo vetem me zerin melodioz por edhe me sharmin dhe veshjen “provokuese” shoqeruar nga nje skenografi e mrekullueshme dhe disa djem e vajza qe kercenin nen ritmet e kenges se interpretuar ne anglisht.
Alketa ka shpallur Grupin Natyral si fituesin e cmimit te trete, duke i hapur rrugen me tej rivalitetit mes dy finalisteve per cmimin e madh X-Factor Albania 2. Alketa tha se cmimi i trete ishte votuar unanimisht nga votuesit me sms dhe ne Facebook.
Nuk u merzita se ishte vendi i trete, perkundrazi jemi shume te lumtur. Por u merzita sepse kemi gjashte muaj ketu dhe do te na mungoje. Ne jemi fitueset, ndaj per kete arsye ju lutem qe te kendojme kengen qe kemi pergatitur”, - u shpreh nje prej pese vajzave te grupit Natyral. Me tej vajzat kenduan kengen e Alban Skenderajt, “Ende ka shprese”. Surpriza ishte se kengen pese vajzat e Natyral e kenduan se bashku me mentorin e tyre, Alban Skenderaj.
Ne vazhdim te programit, Alketa njoftoi dhenien e nga nje burse studimi per Arilenen dhe Aldon, nga nje universitet privat shqiptar.
Gara mes dy finalisteve te mbetur te spektaklit vazhdoi me interpretimin e Arilenes. Ajo kendoi "Man down". Arilena u shoqerua ne interpretim nga mendorja e saj, Tuna, ne nje bllok kengesh ritmike. Nje performance e mrekullueshme qe meritoi pafundesisht duartrokitje.
Pas Arilenes dhe duetit te saj me Tunen, radha ishte e Aldos i cili interpretoi kengen e R Kelly, “I believe, I can fly”. Aldo u shoqerua nga mendorja e tij, Soni Malaj duke dhuruar qe te dy nje performance per t’u lavderuar.
Nder te ftuarit e tjere te mbremjes finale ishte edhe Elvana Gjata qe performoi me nje kenge te repertorit te saj. Ne spektakel pati edhe performanca te tjera, si dhe nje dedikim mirenjohjeje per regjisoren Vera Grabocka.
Mbyllja e spektaklit u be me shpalljen e fitueses se spektaklit, Arilena e cila i la cmimin e dyte, rivalit te kesaj mbremjeje, Aldos.
Gjate minutazhit te spektaklit, stafi i X-Factor vendosi nje sondazh ne faqen e saj te Facebook per te testuar zgjedhjen mes Arilenes dhe Aldos. Ne sondazh moren pjese mbi 22 mije votues te cilet zgjodhen Arilenen rreth 12 mije prej tyre dhe 10 mije Aldo Bardhin.
Nisin audicionet per X-Factor Albania 3
Gjate spektaklit, prezantuesja Alketa Vejsiu shpalli nisjen me datat 6 dhe 7 prill te audicioneve te X-Factor Albania 3, ne mjediset e Tv Klan. Me 9 prill audicionet do te jene prane Alsat ne Shkup, Maqedoni dhe me 11 prill prane Klan Kosova ne Prishtine, Kosove.
Arilena Ara
Vajza nga Shkodra eshte cilesuar si nje nga befasite e spektaklit X Factor Albania 2. Performanca dhe zeri i saj kane bere qe te shkoj e sigurt ne finale. Arilena ka pasur si mentore kengetaren Tuna. Nga juria dhe nga publiku eshte cilesuar si nje konkurrente me stil unik dhe mjaft e talentuar.
Aldo Bardhi
Ishte nje nga talentet me te spikatur ne X Factor Albania 2. Aldo pati si mentore kengetaren Soni Malaj. Usher dhe Chris Broen jane disa nga kengetaret e preferuar. Ndersa pelqen muziken Pop dhe R n’ B. Gjate spektaklit ka interpretuar kenge te kengetarit Bruno Mars.
Grupi Natyral
Eshte nje nga grupet me interesante rinore qe eshte shfaqur nga skenat shqiptare. Grupi perbehet nga pese vajza: Tringa, Nora, Gerta, Aida dhe Altina. Grupi “Natyral” gjate X Factor Albania 2 eshte udhehequr nga kengetari Alban Skenderaj. Nga publiku dhe juria, pese vajzat jane cilesuar si nje grup qe do kete sukses nese do te vazhdojne rrugen e nisur.