TIRANE - Kengetari i famshem britank, James Blunt, dje ne mbremje ka kenduar live ne stadiumin “Qemal Stafa” ne Tirane, duke ndezur mijera fansa.


Ne fakt, mbremja ishte maratone, duke nisur nga ora 20:00 muzika pushtoi te gjithe stadiumin kombetar per t’i paraprire ndeshjes se Euro 2008, Itali-France. Menjehere pas ndeshjes, atmosfera eshte ndezur edhe me shume, per te kaluar minuta te tera nen shoqerine e kengetarit “super” te muzikes aktuale dhe grupit te tij. Nen nje foni dhe ndricim me ngjyra marramendese, shume fansa jo vetem te kengetarit, por dhe tifozet e Frances, Italise dhe Evropianit te Futbollit ne teresi, shijuan live, muziken me te mire te kohes.


Albumi i pare i Blant eshte "Back to Badlem" dale ne treg ne vitin 2005. "You‘re beautiful" eshte kenga superhit, e cila pati shume sukses ne mbare boten dhe sigurisht edhe nga fansat shqiptare qe paten rastin mbreme ta shijojne live ne stadiumin e vetem kombetar ne vend. Kjo kenge beri qe kengetari te jete artisti i pare qe kryesoi per jave te tera klasifikimet.


Cmimi i biletave ishte i arsyeshem. Per tribunen 1500 leke dhe ne te gjitha pjeset e tjera te stadiumit, 1 mije leke.


Me heret, ne nje konference per shtyp, Blunt iu drejtua qytetareve shqiptare permes medieve: “Do te bej nje tur boteror, keshtu qe edhe Shqiperia bente pjese ne keto ture, duke qene se eshte pjese e kesaj bote. Kam shume miq te mire shqiptare, qe jetojne ne Angli dhe me vjen mire qe jam sot ne Tirane”.


Kengetari lajmeroi se nje pjese e mire e te ardhurave te perfituara nga ky koncert, do te shkojne per bamiresi ne Kosove, ne vendin ku kengetari ka sherbyer gjate sherbimit ushtarak. Sepse kengetari 34-vjecar, vertet vjen per here te pare ne Tirane, por shqiptaret i njeh edhe nga karriera e tij ushtarake, ne kontingjentin britanik te forcave te KFOR-it ne Kosove.