Nëse Italia, kampione në fuqi e Botës në “Gjermani 2006”, do të përsërisë suksesin edhe në “Afrika e Jugut 2010”, atëherë lojtarët e saj do të përfitojnë nga 240 mijë euro. Për vendin e dytë, skuadra e trajnerit Marçelo Lipi, do të përfitojë nga 130 mijë euro dhe për të tretin “axurrët” do të marrin nga 30 mijë euro për çdo lojtar. Yjet e Spanjës do të përfitojnë secili nga 550 mijë euro në rast se fitojnë Kampionatin Botëror. Kjo është dhe shuma më e lartë e premios nga 32 ekipet finaliste. Argjentina do të paguajë Lionel Mesin me shokë nga 520 mijë euro.

Anglia nga ana e saj ofron 470 mijë euro për kokë. Brazili nga 445 mijë euro, ndërsa Gjermania nga 250 mijë euro. Trajneri i Italisë, Marçelo Lipi, nxiti lojtarët e tij të merrnin shembull nga patriotja e tyre Franceska Skiavone, fituese e turneut të tenisit “Roland-Garros”, në Paris. “E pashë ndeshjen finale të saj në TV, nga pika e parë deri te triumfi i saj. Tani ajo do të jetë simboli ynë dhe imazhi i Botërorit tonë, për anën luftarake të saj, për pasionin, klasin dhe zemrën e saj”.





Franca në alarm, Malouda: “Të fiksojmë problemet”



Mesfushori i Çelsit, Florent Malouda, pranoi se Franca ka “shumë probleme të për të fiksuar” dhe beson se liderit e skuadrës duhet të japin më të mirën e tyre në Kupën e Botës. “Les Bleus” kanë shijuar suksese të mëdha në botërorët e fundit, duke fituat titullin në shtëpinë e tyre në vitin 1998 dhe mbërritjen në finale në vitin 2006. Por, në Euro 2008, “gjelat” francezë nuk bënë aspak një paraqitje të mirë, duke u shfaqur si një ekip pa forcë. Anësori i Çelsit, Maluda, pranon se skuadra e udhëhequr nga Rajmond Domenech ka mjaftueshëm cilësi për të bërë një Botëror të mirë në Afrikën e Jugut. “Problemi është, se pas asaj që në bëmë në vitin 2006 – sigurisht kishim një gjeneratë të madhe lojtarësh midis viteve 1998 dhe 2000 – shpresat ishin shumë të larta”, - tha Maluda për gazetën angleze “The Guardian”.

“Euro 2008 ishte një katastrofë. Kështu, kur ju jeni në një situatë të keqe gjithçka harrohet, atëherë njerëzit të tregojnë me gisht. Kupa e Botës është shumë afër dhe ndershmërisht ne kemi shumë probleme për të fiksuar. Gjithmonë, kur ka tension dhe presion të madh, duhet që dikush të marrë përgjegjësitë”. Dy ditë pas humbjes therëse të Francës në miqësoren me Kinën (0-1), mesfushori Joan Gurkuf tha se ndihej shumë i zhgënjyer, por theksoi se nuk ka asgjë për t’u alarmuar. Ish-lojtari i Milanit preferoi të nënvizonte rëndësinë e ndryshimeve të shpejta dhe krijimin e një automatizimi midis stërvitjes dhe lojtarëve.

Lojtari i Bordosë: “Duhet të korrigjojmë gabimet dhe të përmirësohemi. Të gjejmë çelësin e suksesit”. Franca do të luajë ndeshjen e parë në Botëror kundër Uruguait, 11 qershor





Shakira bekon lojtarët e Gjermanisë



Pas më shumë se 10 orësh në “ajër”, Gjermania mbërriti në Afrikën e Jugut. Avioni luksoz “Airbus-380” u nis 30 minuta me vonesë nga aeroporti i Frankfurtit, por arsyeja ja vlente: Ylli i muzikës pop, seksi Shakira erdhi me vonesë. Kolumbiania do të këndojë në ceremoninë e hapjes së Botërorin hitin “Ëaka Ëaka” (Është koha për Afrikën) Shakira e ëmbël u tregua shumë e sjellshme me lojtarët gjermanë dhe 550 udhëtarëve, duke kërkuar falje përmes mikrofonit të bordit të avionit. “Shumë fat në Botëror. Jeni një ekip i mrekullueshëm! Tabloidi gjerman “Bild” shtron pyetjen: “A është Shakira maskoti ynë seksi për Botërorin” . Trajneri i Gjermanisë, Joachim Lëv: “Ishe një përjetim i mrekullueshëm, ta bësh udhëtimin e parë me A-380”. Stërvitja e parë - e hapur- e Gjermanisë në Afrikën e Jugut pritet të ndiqet nga 20 mijë shikues.



Vata: “Moska, jo i duhur për MekGidin”





Agjenti shqiptar i FIFA-s, Rudi Vata, është duke trajtuar një transferim milioner të anësorit në Sëlltikut, Ajdën MekGidi te Spartaku i Moskës, pavarësisht se irlandezi ka shumë mundësi të luajë në një prej ekipeve të Premier Ligës angleze. Vata tha për mediat skoceze se irlandezi MekGidi mund të përfitojë më shumë se 2.5 milionë euro pas taksave, teksa klubi rus ka gati një ofertë prej 10 milionë euro për 24-vjeçari. “Nuk mendoj se ai do të shkojë (në Moskë). Ai ka një apo dy opsione për të lëvizur në jug (në Angli) dhe unë mendoj se (MekGidi) do të shkojë atje. Nuk është e lehtë të bësh miq të rinj dhe të bësh udhëtime të gjata për ndeshjet. “Moska është një qytet i bukur, një qytet i madh, por kërkon personalitet të fuqishëm, dikë që të mbijetojë atje”, - citohet Vata, i cili në të kaluarën ka luajtur si mbrojtësi për Sëlltikun. Futbollisti i Kombëtares së Irlandës, Ajdën MekGidi, është prej kohësh në fokusin e Birmingam Sitit.











8 Qershor 2010