Dy gola ne po kaq ndeshje kane shenuar piken e rikthimit per sulmuesin e Lazio-s, Mauro Zarate.

Lojtari argjentinas eshte vene serish ne shenjestren e disa klubeve te medha italiane dhe evropiane pas. “Ka disa klube qe me kane kerkuar. Nuk mund t’ju them cilat, por mund t’ju them se jane dy italiane, dy spanjolle, dy angleze dhe nje gjerman. Kane telefonuar per te marre te dhena por une u jap te gjitheve te njejten pergjigje: deri ne 30 prill nuk flas me akend”, shprehet laciali qe po ben te enderrojne tifozet bardhekalter edhe pse presidenti Lotitto nuk e ka zgjidhur ende ceshtjen e pronesise me arabet e Al-Saad.

Kjo do te thote se presidenti duhet ta zgjidhe ceshtjen e pronesise brenda 30 prillit, pasi ne te kundert sulmuesi do jete i lire te bisedoje me ke te doje per te vendosur te ardhmen e tij.