Ashpërsohet gara në Fakultetin e Mjekësisë, shtohet një tjetër kandidat.


Universiteti i Tiranës, emrat që konkurrojnë për drejtues.


Zyrtarizohen kandidaturat për dekanë dhe shefa departamentesh në fakultetet e Universitetit të Tiranës. Dje, në orën 16:00 ka përfunduar afati i dorëzimit të dosjeve të aplikimit pranë komisioneve zgjedhore të fakulteteve. Sipas rregullores, emrat duhet të afishoheshin po dje në vende të dukshme. Por, disa nga krerët e KZF-ve nuk e kanë bërë këtë gjë me argumentin se kanë afat deri më 9 shkurt për të dorëzuar listat pranë komisionit qendror të zgjedhjeve, i ngritur në rektorat. Gazeta publikon të plotë listat e kandidatëve, me përjashtim të Fakultetit të Infermierisë, Shkencave Sociale e atyre të Natyrës, të cilat, pavarësisht përpjekjeve zyrtare e jozyrtare, nuk na u vunë në dispozicion. Pa dashur të paragjykojmë, vlen për tu theksuar se vetë rregullorja e zgjedhjeve nuk përmban ndonjë nen që u mohon të drejtën studentëve, stafit akademik dhe publikut për të njohur kandidatët, aq më shumë kur ata zyrtarizohen. Përkundrazi, kjo fazë i shërben procesit transparent të zgjedhjeve në universitetin më të madh në vend. I vetmi fakultet që zyrtarisht i ka hedhur emrat e kandidatëve edhe online, është ai i Histori-Filologjisë.

Gara në fakultete

Kanë mbetur më pak se dy javë nga zgjedhjet e 20 shkurtit në universitetet publike të vendit. Sa u përket dekanëve të rinj, duket se gara do të jetë e ashpër në Fakultetin e Mjekësisë. Veç tre kandidatëve të mëparshëm, dje listës i është shtuar edhe një tjetër emër. Arben Baboci do të konkurrojë për kreun e ri të Fakultetit përballë Bajram Hysës, Pëllumb Piperos dhe Genc Sulçebesë. Fakultetet e tjera kanë nga dy kandidatura, me përjashtim të Fakultetit të Infermierisë, Shkencave Sociale, ku konkurrojnë vetëm dekanët aktualë, dhe Fakultetit të Drejtësisë, ku është regjistruar një emër i ri, ai i Altin Theganit. Për krerët e departamenteve përgjithësisht mbizotëron fryma e kandidimit të vetëm ose mes dy pedagogësh. Në zgjedhjet e 20 shkurtit do të votohet gjithashtu edhe për këshillat e fakultetit dhe ato studentorë. Pjesë e procesit është Senati Akademik dhe Këshilli i Administrimit të Universitetit të Tiranës. Brenda dy ditësh pritet të mbyllet procesi i regjistrimit zyrtar të kandidaturave edhe për Universitetin Politeknik.

Rektorët e rinj

Pak ditë më parë u bënë publikë emrat e kandidatëve për rektorë në universitetet e Tiranës. Nga sa konfirmuan krerët e komisioneve qendrore të zgjedhjeve, në Universitetin e Tiranës do të garojnë: Dhori Kule dhe Mimoza Hafizi. Në Universitetin Politeknik, rektori aktual, Jorgaq Kaçani, është i vetmi kandidat. Edhe në Universitetin Bujqësor, Fatos Harizaj, i cili mban postin e kreut të Universitetit, konkurron sërish. Një kandidaturë të vetme ka edhe Universiteti i Arteve. Rektori Petrit Malaj ka regjistruar zyrtarisht emrin për të rifituar të njëjtin post. Në Universitetin e Sporteve, pas konflikteve të krijuara mes rektorit aktual Vesel Rizvanolli dhe Senatit Akademik, procesi i zgjedhjeve është bllokuar me urdhër të ministrit të Arsimit.

Procesi i votimit

Sipas rregullores, fushata zgjedhore përfundon 24 orë para datës së zgjedhjeve. Dita përpara datës së zgjedhjeve dhe data e zgjedhjeve, deri në orën e mbylljes së votimit, formojnë periudhën e heshtjes zgjedhore. Në periudhën e heshtjes zgjedhore nuk lejohet asnjë lloj fushate zgjedhore. Votimi bëhet në qendrat e votimit pranë fakulteteve. KZF-ja funksionon edhe si komision votimi në qendrën e votimit të fakultetit, në të cilën votojnë personeli akademik dhe joakademik. Për studentët ngrihen qendra votimi në varësi të numrit të tyre. Si rregull, për deri në 1000 studentë ngrihet një qendër votimi. Gjatë zhvillimit të procesit të votimit ndalohet rreptësisht përdorimi i mjeteve të ndryshme të komunikimit dhe pajisjeve të tjera elektronike, të cilat mund të komprometojnë procesin e votimit nga: anëtarët e komisioneve të zgjedhjeve, nga vëzhguesit si dhe nga trupa e zgjedhësve, thuhet në rregullore.


Kandidatet per drejtues ne fakultete

1-Fakulteti Ekonomik


Kandidatët për dekanë:

Sulo Hadëri

Andri Goxhaj


Kandidatët për shefa departamentesh:

Departamenti i Menaxhimit

Petrit Dollani

Shyqyri Llaci

Departamenti i Financës

Edlira Luci

Rejnald Muça

Departamenti i Informatikës Ekonomike

Kozeta Bylykbashi

Areti Stringa

Departamenti i Marketingut

Vjollca Hysi

Ilia Kristo

Liljana Elmazi

Departamenti i Kontabilitetit

Sotiraq Dhamo

Departamenti i Ekonomiksit

Albana Harshova


2-Fakulteti i Mjekësisë

Kandidatët për dekanë:

Përllumb Pipero

Genc Sulçebe

Bajram Hysa

Arben Baboçi


Kandidatët për shefa departamentesh:

Departamenti i mjekut të familjes:

Polikron Pulluqi

Departamenti i Shëndetit Publik

Genc Burazeri

Departamenti i Morfologjisë

Elsa Kone

Departamenti i Farmacisë

Besnik Juca

Departamenti i Lëndëve Biomjekësore

Gëzim Baciri

Luljeta Çakëri


3-Fakulteti i Shkencave Sociale

Kandidatët për dekanë:

Theodhori Karaj


Kandidatët për shefa departamentesh

Të pashpallur


4-Fakulteti i Shkencave të Natyrës

Kandidatët për dekanë:

Ilirjan Malollari

Mynyr Koni


Kandidatët për shefa departamentesh

Të pashpallur


5-Fakulteti i Infermierisë

Kandidatët për dekanë:

Petrit Bare


Kandidatët për shefa departamentesh

Të pashpallur


6-Fakulteti i Drejtësisë

Kandidatët për dekanë:

Altin Thegani


Kandidatët për shefa departamentesh

Departamenti i së Drejtës Penale

Skënder Kaçupi

Departamenti i së Drejtës Publike

Evis Alimehmenti

Eralda Methasani

Departamenti i së Drejtës Civile

Kudret Çela

Zhaklina Peto

Maksim Qoku

Nada Dollani


7-Fakulteti i HistoriFilologjisë

Kandidatët për dekanë:

Shezai Rrokaj

Dhimitër Doka


Kandidatët për shefa departamentesh

Departamenti i Gazetarisë dhe i Komunikimit

Artan Fuga

Departamenti i Gjeografisë

Bilal Draçi

Sabri Laçi

Departamenti i Gjuhësisë

Aljuala Jubani

Departamenti i Historisë

Ilira Sulo (Çaushi)

Departamenti i Letërsisë

Dhurata Shehri


8-Fakulteti i

Gjuhëve të Huaja

Kandidatët për dekanë:

Klodeta Dibra

Viktor Ristani


Kandidatët për shefa departamentesh

Departamenti i Gjuhës angleze

Elida Tabaku

Departamenti i Gjuhës gjermane

Brikena Kadzadej

Departamenti i Gjuhës italiane

Artur Sula

Irena Lana

Departamenti i Gjuhës frënge

Esmeralda Kromidha