Policia e Shkodrës ka mundur të zbulojë një bazë tritoli në një banesë në fshatin Kurtaj në Gruemirë të Malësisë së Madhe.


Baza i përket shtetasit Tafë Balilaj, i cili tashmë është arrestuar.


Në shtëpinë e shtetasit Tafë Balilaj janë gjetur 240 kallëpe tritoli, 200 metra fitil zjarrpërcjellës, 150 copë kapsolla detonatorë, tre armë zjarri automatike model 56, 6 arka me fishekë model 56 si dhe 100 granata dore defensive.


Gjatë marrjes në pyetje, Balilaj ka thënë se tritolin e mbante për ta shitur.


Policia tashmë është duke hetuar nëse kjo bazë ka shërbyer për të furnizuar me lëndë eksplozive për atentatet që kanë ndodhur gjatë muajve të fundit në një sërë qytetesh.


tritol