Nderohet me medaljen e “Trimërisë” gardisti që zbuloi eksplozivin e vendosur në makinën e prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi.



Në një njoftim zyrtar bëhet e ditur se Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri i akordoi Medaljen “Për Trimëri” efektivit të Gardës së Republikës, Petrit Doka. Medalja motivohet për cilësi të veçanta, kurajo e guxim në realizimin e detyrave, misioneve dhe zgjidhjen e situatave të jashtëzakonshme. “Rreshteri i Gardës së Republikës Petrit Doka është ngritur me një gradë në detyrë para kohe, si dhe iu dha një rrogë shpërblim. Duke kryer me korrektësi EksploziviShembet plotësisht pallatiBomba me c4 pluhur
Vlora, kryeqendra e atentateve detyrën dhe falë vigjilencës, Doka ka shmangur rrezikun potecial, të një shpërthimi me eksploziv brenda territorit të Objektit të Rëndësisë së Veçantë”, thuhet zyrtarisht nga Ministria e Brendshme. Doka ishte me shërbim në ambientet e selisë së Kryeministrisë, kur në datë 13 dhjetor 2013, nga kontrolli i specializuar i ushtruar në hyrje të zonës së brendshme të Kryeministrisë, është konstatuar se në pjesën e poshtme të automjetit tip “Peugeot” me targa “TR 5066 N”, në pronësi të prefektit të Vlorës Besnik Dervishi, ishte vendosur një sasi eksplozivi. Çështja është në hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe ende nuk ka autorë për ngjarjen. / Top Channel