Zevendes Sekretari amerikan i Shtetit Bill Burns i shoqeruar nga Ndihmes Sekretari i Shtetit per Narkotiket dhe Zbatimin e Ligjit William R. Brownfield do te fillojne neser nje turne pune me ndalesa ne Vjene te Austrise si dhe ne disa vende te Ballkanit Perendimor.


Dy zyrtaret e larte do te zhvillojne nga data 16-20 shkurt takime me zyrtare te larte ne Serbi Bosnje-Hercegovine Kosove dhe Kroaci lidhur me ceshtje dypaleshe dhe rajonale.


Gjate takimeve Zevendes Sekretari Burns do te nenvizoje angazhimin amerikan ndaj vendeve te Ballkanit Perendimor dhe mbeshtetjen e vazhdueshme per aspiratat e tyre euro-atlantike. Ai do ti nxise vendet per bashkepunim me te madh rajonal si dhe do te theksoje nevojen qe udheheqesit e ketyre vendeve te punojne seriozisht ne pergjigje te sfidave si forcimi i shtetit ligjor dhe zhvillimi ekonomik.


Para turneut ne Ballkanin Perendimor dy zyrtaret e larte amerikane do te ndalen fillimisht ne Vjene per te marre pjese ne takimin ministror te Paktit te Parisit ne mbeshtetje te perpjekjeve rajonale dhe afgane kunder trafikut te droges.