Zoti Barro diskutoi te shtunen me ministrin e drejtësisë Enkeled Alibeaj mbi reformat që janë ndërmarrë në sistemin gjyqësor, për të rritur profesionalizmin dhe për të shmangur paaftësinë dhe korrupsionin.

Zëvendës-presidenti i Komisionit Evropian u takua edhe me ministrin e brendshëm Bujar Nishani, dhe u interesua për ecurinë e reformave në radhët e policisë shqiptare. Temë kryesore ishte vendosja e rendit dhe zbatimi i ligjit sipas standardeve europiane.

Zoti Barro vlerësoi faktin se Shqipëria ka kryer arrestime të kriminelëve të rrezikshëm, dhe prodhon tani karta identiteti për të gjithë qytetarët për të lehtësuar qarkullimin e tyre të lirë në vendet europiane.

Ai tha se një hap tjetër shumë pozitiv për Shqipërinë është marrëveshja e ripranimit të emigrantëve të paligjshëm. Zoti Barro deklaroi një diitë më parë në Tiranë se Shqipëria ka arritur rezultate të dukshme në luftën kundër trafiqeve, krimit të organizuar dhe korrupsionit, por mund të bëjë akoma më shumë hapa dhe reforma deri në antarësimin e plotë në Bashkimin Evropian.//kh//