Presidenti i Republikes Bujar Nishani është takuar për herë të parë me
të gjithë krerët e grupeve parlamentare, në nisjen e turit të
konsultimeve, për të vendosur datën e zgjedhjeve të përgjithshme.
Permes nje axhende te mirepercaktuar, kreu i shtetit ka pritur ne Presidence me radhe te gjithe perfaqesuesit politike, ne nje diference nga njeri-tjetri prej 60 minutash.
Takimi i pare ka qene me kryetarin e grupit parlamentar te mazhorances Astrit Patozi, ndersa 60 minuta me pas me ate te socialisteve Gramoz Ruçi. Me pas ka qene radha e Lefter Kokes nga LSI, Fatmir Mediut nga PR, Vangjel Dules te PBDNJ dhe ne fund radha e Shpetim Idrizit, i Partise per Drejtesi Integrim dhe Unitet.
E vetmja parti parlamentare qe nuk ishte ftuar ne takim, ishte Fryma e Re Demokratike, qe u krijua kete vit dhe qe perfaqesohet ne Kuvend nga Gazmend Oketa.
Perveç buzeqeshjeve zyrtare dhe shtrengimit te duarve perpara kamerave, nga te pranishmit nuk ka patur deklarata zyrtare per brendine e takimeve. Nga burime te besueshme mesohet se per daten e zgjedhjeve, dy partite e medha, PD dhe PS kane te njejtin qendrim. Ne baze te Kushtetutes, jane dy datat e mundshme kur mund te mbahen zgjedhjet e pergjithshme, data 23 qershor dhe data 30 qershor.
Qofte demokratet, qofte socialistet por edhe Levizja Socialiste per Integrim jane pro vendosjes se dates 23 qershor, si dita kur do te mbahen zgjedhjet. Per socialistet kjo date eshte me e favorshme per te siguruar nje pjesemarrje sa me te madhe ne votime dhe kane kerkuar qe kreu i shtetit ta shpalle diten e zgjedhjeve sa me shpejt ne menyre qe KQZ te kete kohen e mjaftueshme per pergatitjen e infrastruktures zgjedhore. Duke qene se partite e medha tashme jane dakord per 23 qershorin, qe mbeshtetet edhe nga OSBE, te pakten parimisht, shpallja e saj nga Presidenti nuk do te kundershtohet edhe nga forcat e tjera politike.
Nderkohe Presidenti i Republikes ka mbyllur serine e takimeve me ambasadorin e Bashkimit Europian, Ettore Sequi.