Kryetarja e Forumit Rinor të Partisë Socialiste, Elisa Spiropali ka deklaruar se do të vijojnë verifikimet e listave të delegatëve të Asamblesë së FRESSH, duke konfirmuar në këtë mënyrë manipulimin e përbërjes së tyre. Ky hap ndërmerret pas debateve dhe mosmarrëveshjesh të ashpra të shkaktuara nga ndryshimet e papritura në listat e delegateve dhe të anëtarëve të Asamblesë, çka detyruar Spiropalin të braktisë mbledhjen dhe të akuzojë Sekretari për Rininë në PS Erion Veliaj, se kishte ndryshuar listën e pjesëmarrësve në Asamble.
Drejtuesja e sapo zgjedhur e FRESSH, deklaroi se kjo organizatë është e pavarur nga partia mëmë dhe se nuk i mbyt debatet.
Mësohet se gjatë ditës, kryetarja e Forumit Rinor socialist ka pasur takime dhe konsulta me zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste, më të cilët ka diskutuar mbi zhvillimet më të fundit.