Prej tri ditësh, një 17-vjeçare nga fshati Gjocaj i Peqinit është larguar prej banesës së saj dhe familjarët dyshojnë se ajo është rrëmbyer. Burime të policisë deklarojnë se kallëzimin në polici e ka bërë babai i vajzës, me iniciale M.B. Babai tha në polici se e bija është larguar nga shtëpia rreth orës 16:30 të së martës dhe nuk është kthyer më. Sipas tij, vajza është marrë nga Imer Manahasa, i cili disa kohë më parë e kishte kërkuar për fejesë, gjë që vajza e kishte refuzuar. Ndërkohë, policia ka marrë në pyetje 28-vjeçarin Manahasa, por ky i fundit ka mohuar rrëmbimin e së miturës.