Ekspozita
Artistja ka celur dje nje ekspozite vetjake pikture

Tek ajo piktura dhe poezia jane thuajse gjithnje ne harmoni me njera-tjetren. Te Zhuljeta Tengu piktura vjen natyrshem. Me letersine ndryshe ndodh. Sipas saj kjo e fundit kerkon me teper njohuri kulture e ide. Kur te dyja jane te nderthurura krijohet tek artisti nje gjendje kulturore psikologjike dhe nje formim akoma dhe me i madh. Ne art Zhuljeta gjithnje gjen asnjehere nuk kerkon. Kesaj here ka vendosur te shfaqet para publikut me pikture. Dje piktorja ka celur ne ambientet e Muzeut Historik Kombetar ekspoziten vetjake Pikta poetikas 2 e cila do te qendroje e hapur per rreth pese dite. Titulli nuk eshte i rastesishem. Edhe ketu ndihet lidhja mes poezise e piktures.


Filozofia e ekspozites eshte metafora poetike. Ne momentet kur nuk ndihem vetja ne poezi filloj e abstragoj ne pikture. Pra eshte nxjerrja e vetes ne pikture me ane te formave ngjyrave dhe ideve. Pikta poetikes eshte nje ekspozite pikturat e se ciles permbajne imazhin e gjithe gjendjes shpirterore. Ajo ka te beje me raportet qe ka autori me forcat e vetedijes. Ketu imazhet shikohen ne nje menyre tjeter me ane te intuites shikohen vetem ne kuptimin qe ato percjellin thote autorja. Sipas Tengut ekspozita mbart ne vetvete nje filozofi e cila leviz kuptimisht drejt qenies drejt thelbit pasi sipas saj idete jane percaktim imanente te sendeve te cilat nuk mund ti kuptosh ndryshe vetem nepermjet thelbit. Ajo tregon se si ne pikturat e saj detajet apo elementet artistike nuk jane me objekte reale por objekte te tjetersuara ne qenie te shkurtezuara. Punimet jane te realizuara nder vite por pjesa me e madhe e tyre i perkasin vitit 2010. Ne pikturen e Zhuljeta Tenges ka shume prani femerore. Kete ajo e shpjegon edhe me faktin e te qenet nje autore qe i perket kesaj gjinie pasi femra ne pikturen e Tengut eshte nxjerrja e vetes. Por kjo nuk do te thote qe krijimi artistik eshte gjithmone vetja. Poetja e njekohesisht edhe piktorja shpjegon se artisti ne pergjithesi eshte nje qenie e dyfishte. Ai ka qenien e tij njerezore dhe qenien krijuese. Me qenien e pare autori eshte i vetedijshem. Ndersa si qenie krijuese ai krijon nje neuroze artistike per te cilen arti i sotem modern ka nevoje thote ajo. Ngjyrat jane nje tjeter detaj qe nuk mund te anashkalohen ne veprat e Zhuljetes. Ngjyrat bejne konkretizimin e idese krijimin e objektit te brendshem i cili nuk ndodhet ne natyre por vetem ne shqisat e mia. Pra ka te beje me menyren se si une shikoj komenton me tej piktorja. Ekspozita e Zhuljeta Tengut eshte e ndare edhe ne cikle te ndryshme. Publikut i jepet mundesia te njihet me ciklin e portreteve ate te figurave gjeometrike mitologjise dhe ciklin e kafkave. Ky i fundit eshte nje prirje drejt frikes e cila eshte frike nga vetvetja dhe nga gjithcka qe ndodh ne kete bote qe ne jetojme sot por jo se ajo pershkon gjithe rrjedhen e jetes. Megjithate arti ka nevoje edhe per te.