VLORE - Dy vatra zjarri jane shfaqur dje ne Llogora dhe Karaburun ndersa forcat zjarrfikese dhe policia kane mberritur ne vendet e ngjarjeve dhe kane nisur aksionet per shuarjen e flakeve. Nga ana tjeter uniformat blu kane nisur hetimet ne lidhje me zjarret e rena pasi dyshohet se ato jane te qellimshme. Me problematike ka qene vatra e zjarrit qe ka rene ne Karaburun pasi ajo eshte favorizuar nga era dhe terreni i veshtire ka penguar nderhyrjen e zjarrfikesve per te shuar flaket. Mesohet se nderhyrja e zjarrfikesve per neutralizimin e zjarrit eshte bere pa mjetet e zakonshme. Ne ndihme te forcave zjarrfikese kane shkuar dhe banoret. Keto dy zona jane bere objekt perplasjesh ditet e fundit mes banoreve qe i kane tokat e tyre dhe shtetit qe nuk i njeh. Muajt e fundit banoret e Dukatit kane bere protesta te ndryshme ndersa pak dite me pare ata kane shkuar ne gadishullin e Karaburunit dhe kane ndare tokat e tyre.



9 Shtator 2010