Deputeti i Partise Demokratike, Prec Zogaj, deklaroi diten e djeshme se drafti per hapjen e dosjeve te ish-bashkepunetoreve te Sigurimit te Shtetit ishte i panevojshem ne keto momente. Ne nje prononcim per mediet, deputeti demokrat u shpreh kunder marrjes se nismes se tille, sepse, sipas tij, kjo eshte nje nisme e njejte me ate te vitit 1996. Sipas tij, ligji i ketij viti denoi edhe personat, te cilet kishin qene pjese e ish-sigurimit te shtetit gjate kohes se sistemit komunist ne vend. “Me duket e panevojshme marrja e nje nisme ne keto momente per hapjen e dosjeve te bashkepunetoreve te sigurimit. Denimet per kete kategori kane ardhur nga ligji qe eshte zbatuar ne vitin 1996 dhe per pasoje rihapja e kesaj ceshtjeje nuk ka kuptim”, deklaroi diten e djeshme deputeti i PD-se, Zogaj. Aktualisht ne Kuvend jane depozituar edhe 3 drafte te ardhura nga partite e ndryshme si PS, PD dhe PDK, te cilat kane kerkesa te perbashketa ne lidhje me ceshtjen e hapjes se dosjeve per ish-bashkepunetoret e sigurimit. Mbi keto drafte, dy relatoret, Bumci dhe Isaraj, perkatesisht deputete te PD dhe PS po ndertojne dhe draftin perfundimtar te ligjit.


F.Mejdini