Dite me pare ka pasur nje perplasje mes komunitetit boshnjak dhe policise serbe ne rajonin e Rashkes per shkak te ndertimit te nje cerdheje femijesh ne nje vend per te cilin Bashkesia Islame ne Novi Pazar pretendon se eshte prone e saj. Perplasja duket se po hap nje problem te ri ne Serbi - ate te qendrimit te autoriteteve te Beogradit ndaj komunitetit boshnjak ne Sanxhak nje zone kjo qe shtrihet ne trekufirin Serbi-Kosove-Mali i Zi.



Gjithcka ka nisur ne fillim te ketij dhjetevjeteshi kur u formuan dy komunitete fetare islame njeri qe gezon mbeshtetjen e pushtetit serb dhe tjetri me lidhje te fuqishme me Bashkesine Fetare Islame me qender ne Sarajeve.

Ne zgjedhjet e sivjetme per keshillat e pakicave kombetare ne Serbi ne Sanxhak fitoi Bashkesia Kulturore e Boshnjakeve listen e se ciles e kryesoi myftiu i Bashkesise Islame Muamer Zukorlic.



Menjehere pas mbajtjes se zgjedhjeve autoritetet serbe ndryshuan proceduren duke vene ne pikepyetje vetem zgjedhjet e zhvilluara brenda ketij komuniteti por jo edhe te 18 komuniteteve te tjera pakice.



Per kete arsye Keshilli Nacional Boshnjak i debatueshem nga autoritetet serbe ka kerkuar qe me konstatimin e gjendjes te merren vezhgues te Bashkimit Evropian.



Dhe perderisa zyrtare te Ministrise serbe per te Drejtat e Njeriut dhe te Pakicave nuk pranuam qe tiu pergjigjen pyetjeve te BBCse per keto ceshtje kreu i Bashkesise Islame te Sanxhakut akuzon regjimin e Beogradit per ate qe ai e quan diskriminim mbi baza etnike e fetare te boshnjakeve.



BBC Perse Bashkesia Kulturore e Boshnjakeve kishte kerkuar nderhyrjen e BEse

Zukorlic Hapi i Keshillit Nacional Boshnjak eshte krejtesisht i logjikshem dhe ai eshte pasoje e injorimit te vazhdueshem nga ana e regjimit te Beogradit qe te pranoje dialogun me perfaqesuesit legjitime te popullit boshnjak dhe me perfaqesuesit legjitime te Bashkesise Islame ketu per shume ceshtje te diskriminimit mbi baza etnike e fetare qe tashme disa vite po vazhdon kurse muajt e fundit ka arritur kulmin.



BBC A mund te jeni me konkrete per cfare diskriminimi nga ana e pushtetit behet fjale

Zukorlic Nen presionin e Bashkimit Evropian ata bejne ligje ku shkruan se te gjithe qytetaret e Serbise jane te barabarte se te gjitha komunitetet fetare jane te barabarta mirepo realisht keto ligje nuk zbatohen. Kishes Ortodokse Serbe i kthehet prona kurse Bashkesise Fetare Islame edhe me tej i grabitet prona. Kishes Ortodokse Serbe i garantohet dhe ruhet uniteti i saj kurse Bashkesia Islame percahet dhe lejohet regjistrimi i bashkesise paralele islame. Largohet perfaqesuesi i Bashkesise Fetare Islame nga Komisioni per Fe dhe perjashtohen nga shkollat mesuesit tane te fese me cka ne njefare menyre behen pergatitjet per asimilimin perfundimtar te boshnjakeve ne Sanxhak. Sepse sistemi arsimor eshte poligoni me i mire per veprime te ketilla kurse lenda e fese islame ishte pengese per keto projekte. Sa i perket bazes etnike boshnjaket jane absolutisht te paperfaqesuar ne menyre adekuate neper institucionet shteterore ne Sanxhak qe kontrollohen direkt nga Beogradi si ne polici gjyqesi drejtori tatimore. Aty boshnjaket jane te perfaqesuar vetem simbolikisht. Ne politiken e punesimit kryesisht parapelqehen serbet edhe pse boshnjaket ne shume komuna jane shumice.

Diskriminimi etnik e arriti kulmin me tentimin per pengimin e konstituimit te Keshillit Nacional Boshnjak me 7 korrik nga ana e Ministrise per te Drejtat e Njeriut dhe te Pakicave. Ajo vetem per Keshillin Nacional Boshnjak nxori nje rregullore te re me arsyetimin se komuniteti etnik boshnjak eshte specifik andaj per te edhe nevojiten ligje specifike. Regjimi po mundohet qe edhe ketu te sillet si ne Kosove me heret duke kerkuar boshnjake te pershtatshem qe do te zbatojne politiken e Beogradit ne Sanxhak e jo te perfaqesojne popullin e tyre.

Prandaj Keshilli Nacional Boshnjak ka konsideruar se eshte me rendesi te jashtezakonshme qe vezhguesit nderkombetare te vijne ne Sanxhak me qellim te verifikimit te se vertetes dhe te te gjitha formave te shkeljes se te drejtave te boshnjakeve.



BBC Ne Beograd per ju thuhet se megjithese myfti i Bashkesise Islame po merreni shume me politike

Zukorlic Natyrisht edhe keto akuza jane serish nje demonstrim i sjelljes diskriminuese te Beogradit. Nese mitropoliti Amfilohije flet per ceshtjet kombetare te serbeve kete ata e marrin si dicka shume normale nese Kisha kerkon terheqjen nga procedura te Ligjit mbi Diskriminimin dhe qeveria e degjon as kjo nuk eshte perzierje e kishes ne punet e shtetit e as prishje e sistemit sekular. Nese ne balle te Agjencise per ndarjen e frekuencave ne Serbi eshte nje peshkop as kjo po ashtu nuk pengon por kur eshte fjala per myftiun dhe per Bashkesise Islame atehere ky eshte problem.



BBC Besoj se e pranoni qe ne Ballkan ka perzierje te fese dhe politikes

Zukorlic Gjithsesi eshte dicka per te cilen duhet te pajtohemi ne aspektin terminologjik se cfare nenkuptohet me politike. Mua si qytetar dhe si myfti askush nuk ka te drejte te me pengoje te shfaq qendrim personal politik per ceshtjet e rendesishme kombetare. Une nga kjo nuk do te heq dore asnjehere sepse ceshtjet vendimtare per boshnjaket jane shume te shtrenjta qe tiu lejohen vetem partive dhe politikaneve te tyre. Mirepo kur behet fjale per politike partiake ne jemi bashkesia e pare islame ne Ballkan qe e ka ndaluar rreptesisht qe neper xhami te zhvillohet cfaredo aktiviteti politik. Edhe imameve ua kemi ndaluar aktivitetet partiake. Ky eshte parimi yne i qendrueshem.



BBC Epo si iu pergjigjeni akuzave te tjera serish nga Beogradi se keni lidhje me vahabistet

Zukorlic Natyrisht qe kjo eshte nje prej goditjeve me te uleta. Une jam myfti tash 17 vjet. Kursi im eshte plotesisht i njohur ngase eshte kurs i islamit te matur i rruges se vertete i rruges se mesme kunder ekstremizmit kunder radikalizmit por edhe kunder poltronizmit kunder nencmimit te vetvetes dhe kunder heqjes dore nga feja jone per tiu vardisur pushtetit.



BBC Dhe ne fund nje pyetje e paster politike si e komentoni kerkesen qe Sanxhaku te fitoje autonomi

Zukorlic Boshnjaket jane i vetmi popull ne Evrope qe nuk kane shtetin e tyre kombetar e kjo ndjell mosbesim kur eshte fjala per te ardhmen tone. Ne kete drejtim ekzistojne dy rruge ose boshnjaket do te luftojne per shtet nacional - por mendoj se kjo smund te arrihet pa konflikte te reja e meqe ne jemi kunder konflikteve me me deshire do ta mbeshtetnim rrugen tjeter - qe boshnjakeve tu jepen mekanizma te rinj te mbrojtjes se identitetit dhe ekzistences se tyre. Autonomia e Sanxhakut eshte nje nder keta mekanizma. Eshte ky nje epilog logjik per shkak se Beogradi po e refuzon dialogun po refuzon ti pranoje boshnjaket si qytetare te vet te barabarte qe te drejtat e tyre do ti realizonin brenda ketij sistemi juridik. Perfundimisht Beogradi nuk po manifeston aftesi qe boshnjaket ti integroje ne shoqeri ashtu qe Serbine ta perjetojne si atdhe te tyre. Prandaj eshte i domosdoshem nje rirregullim i Serbise sipas konceptit te rajonalizimit evropian. Mendoj se rrefimi per autonomine nuk duhet shikuar si nje rrezik sidomos per shkak se ne qarqet e Sanxhakut ai kryesisht parapelqehet por duke respektuar kufijte ekzistues te Serbise dhe te Malit te Zi. bbc