Gjatë një vizite në pikëkalimin kufitar të Kakavijës zëvendësambasadori i
SHBA-së në Shqipëri ka vlerësuar efektivat e policisë kufitare dhe
përpjekjet e tyre në luftën kundër krimit të organizuar e kryesisht
operacionet e fundit që cuan në bllokimin e sasive të mëdha të drogës të
destinuara drejt vendeve të BE-së.



Diplomati amerikan është pritur nga zëvendësdrejtori i Policisë së Shtetit dhe drejtues të policisë kufitare në Gjirokastër. Diplomatit amerikan i ishte rezervuar një ceremoni zyrtare gjatë së cilës ai ka dorëzuar për 5 efektiva të antidrogës certifikata mirënjohjeje dhe dekorime honorifike.

Në përfundim të vizitës zëvendëasambasadori ka deklaruar nënvizon bashkëpunimin mes qeverisë së Shteteve të Bashkuara dhe qeverisë shqiptare dhe të jap vlerësimin tonë maksimal për punë e vështirë që po bën policia.
"Unë mendoj se lufta kundër trafikut të drogës dhe krimit në përgjithësi, ajo punë që bëjnë oficerët shqiptarë do të marrë kohë dhe është shumë e vështirë por ne njohim faktin se ata janë vija e parë e frontit për të mbrojtur Shqipërinë dhe vendet e tjera nga këto kërcënime. Shqipëria është një partner i rëndësishëm i yni në NATO dhe po përpiqet të hyjë dhe në BE, por puna kritike bëhët këtu në vijën e parë të frontit", tha zëvendësambasadori. Zv/ambasdori amerikan ka vijuar takimet në jug të vendit në Bashkinë e Sarandës dhe policinë kufitare të këtij rrethi.