Me nje vize zvicerane tani mund te udhetosh edhe ne shtetet e tjera te zones Shengen. Nga sot Zvicra eshte shteti me i ri ne zonen e udhetimit pa kontrolle kufitare te perbere nga 25 shtete.

Kontrollet ne kufijte tokesore u hoqen, por per udhetimet nga ajri, rregullat e reja do te hyjne ne fuqi vetem ne daten 29 mars.

Zvicra eshte shteti i trete jo anetar i BE-se qe hyn ne zonen Shengen, ku pervec 22 shteteve te BE-se ndodhen edhe Norvegjia e Islanda.

Qytetaret zvicerane votuan pro hyrjes ne zonen e levizjes se lire gjate nje referendumi ne vitin 2005.

Komisioni Evropian i uroi mireseardhjen Zvicres, ndersa presidenti Barroso e pershkroi Shengenin si nje zone qe ka sherbyer per shpartallimin e pengesave te unitetit, paqes dhe lirise ne Evrope.

Kjo zone qe e merr emrin nga nje fshat i vogel kufitar ne Luksemburg funksionon qe prej vitit 1995.











AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code