Të tjera rreth shkrimit Dokumenti zyrtar i Nora Malajt Skandali, dy deputetë juristë për një vit





TIRANË – Universiteti “Kristal” i përfshirë në skandalin me diplomën e Renzo Bossit ka në stafin e tij një prej drejtuesve më të lartë të Ministrisë së Arsimit.
Zv.ministrja Nora Malaj, bazuar në dokumentat zyrtarë të ministrisë së arsimit, aktualisht "rezulton"  drejtuese e departamentit të Psikologjisë - Sociologjisë në këtë universitet jo – publik. Këtë fakt Shqiptarja.com e zbuloi në CV që shoqëron emrin e Nora Malaj në faqen online të Ministrisë së Arsimit.
Sipas këtij materiali, zv.ministrja Malaj prej tre vjetësh është drejtuese në këtë universitet, por njëherësh ka qenë pedagoge edhe në universitete të tjera të vendit.

EKSPERIENCAT E PUNËS
1987-1992 Redaktore shkencore, në Sektorin e enciklopedisë, në Shtëpinë botuese ”Enciklopedike”, Tiranë
1992-1997 Mësuese në gjimnazin “Qemal Stafa”, Tiranë
1998-2002 Drejtuese në gjimnazin “Qemal Stafa”, N/drejtore
2002 – 2005 Kryetare e Komitetit për Mundësi të Barabarta, “Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale”
2005 – 2008 Drejtues në Institutin e Monumenteve të Kulturës, N/drejtore
2008 në vazhdim Shefe e departamentit të psikologjise- sociologjisë, universiteti jo publik “Kristal”, Tiranë
2005 – 2006 Pedagoge e jashtme në Universitetin e Shkencave sociale, Elbasan, dega letërsi2006 – 2008 Pedagoge e jashtme në Universitetin “Luarasi”, Tiranë
2004-2006 Pedagoge e jashtme dhe bashkëpunëtore e Universitetit të Europës Juglindore”, Maqedoni, Tetovë

Pyetja që lind është: A ka patur dijeni ministria e arsimit dhe Nora Malaj për diplomimin aq të diskutuar të Renzo Bossit në Shqipëri?



KRISTAL: NË VEND TË MALAJ-T U EMËRUA ALBANA CENOLLARI
Universiteti “Kristal” ka reaguar pas publikimit në faqen zyrtare të ministrisë së arsimit të CV-së së zv.ministres Nora Malaj. Sipas deklaratës së përcjellë online për Shqiptarja.com. Malaj ka mbajtur postin e shefes së departamentit vetëm për disa muaj.
“Zj. Malaj ka drejtuar këtë departament vetëm për 6 muaj Tetor 2008-Mars 2009. Ajo u lirua nga kjo detyrë në kohën që garonte për deputete në zgjedhjet e 2009, si rrjedhojë e politikave të institucionit. Duke ju uruar suksese, ju informoj që prej Prill 2009 unë drejtoj këto dy departamente”, shkruan Albana Canollari, drejtuesja e departamenteve prej afro 3 vjetësh.



EKSPERTËT E VIDEOS META – PRIFTI
Sipas një investigimi të bërë nga gazeta “IDEA”, edhe 2 prej ekspertëve e videos Meta - Prifti që rrëzuan ekspertizën e ekpertit amerikan për videon Meta-Prifti, në Gjykatën e lartë, janë sërish staf i këtij universiteti. Ardian Pollo, (shef i Departamentit të Elektronikës në Universitetin Kristal) dhe Ermal BEQIRI, (drejtor i Teknologjisë së Informimit në Rektoratin e Universitetit të Tiranës dhe pedagog informatike në Universitetin Kristal.


(aq/shqiptarja.com)