Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar në Facebook një album me të gjithë të rinjtë shqiptarë që janë punësuar nëpërmjet zyrave të reja të punës që janë hapur në vend.

Kryeministri Rama ka përmendur disa shifra që tregojnë qartë të punësuarit nëpërmjet këtyre zyrave. Rama shton edhe se mosbesimi i krijuar ndërvite për Shërbimin Kombëtar të Punësimit është i madh. Sipas fakteve të publikuara nga Kryeministri, në total janë punësuar 1090 persona nga dita e inaugurimit të këtyre Zyrave të Punësimit, ku numrin më të madh e mban Tirana me 528 të punësuar.

Një numër i madh i vendeve të lira të punës është pasqyruar edhe nga sektori privat.
 
 
"S'duam zyra duam punë!", shkruante dikush në komentet e një postimi për çeljen e zyrës moderne të punës në Elbasan. Dhe s'ishte i vetmi që shprehte mosbesim se në zyrat e punës mund të gjendet punë. Por shifrat e faktet flasin ndryshe dhe me rritjen dita - ditës", shkruan Kryeministri Rama në rrjetin e tij në Facebook.
 
Kryeministri thekson gjithashtu se pas 20 vitesh, zyrat e reja të punës janë një nga instrumentat e rritjes së punësimit.


SHIFRAT E PUBLIKUAR NGA KRYEMINISTRI RAMA NË FACEBOOK

ZYRAT E PUNËSIMIT
 
Në Tiranë 528
Durrës 299
Vlorë 180
Kavajë 83
Totali 1090

SEKTORI PRIVAT
 
Në Tiranë 2289
Në Durrës 1052
Në Vlorë 457
Në Kavajë 171
Në total 3969



(v.gj/shqiptarja.com)