Nga Andi Nuraj

Më në fund pas pothuajse një viti Kombëtarja shqiptare e futbollit rikthehet Stadiumit Kombëtar "Qemal Stafa".
Pas tratativave të gjata dhe shpesh herë të kthyera deri në konflikt të dy palët: Federata Shqiptare e Futbollit dhe drejtuesit e stadiumit nënshkruan kontratën për takimin e qershorit që kuqezinjtë do të zhvillojnë kundër Luksemburgut. Bëhet fjale për një shume prej 500 mijë lekësh të reja sa një ndeshje e Superliges, një shumë simbolike për të mbuluar shpenzimet e stadiumit
Kombëtarja shqiptare e futbollit kishte që nga shtatori i vitit të kaluar që nuk luante në kryeqytet atëherë kur Rumania fitonte në "Qemal Stafa" me rezultatin 2 me 0.
Pas mosmarëveshjeve mes palëve, drejtoria e stadiumit kërkonte që të ardhurat e biletave të ndaheshin 50% me 50% ndërsa fedarata 70% me 30% në favor te saj, këta të fundit degdisën për dy ndeshje me rradhë kuqezinjtë drejt Shkodrës me Maqedoninë dhe Slloveninë, ndërkohë që kishin kërcenuar se ndeshjen e radhës do ta zhvillonin në "Ruzhdi Bizhuta" të Elbasanit.
Tratativat filluan edhe njehere me zbutjen e të dy paleve kjo dhe pas zërave për një ndërhyrje të teknikut Baric në favor të stadiumit të kryeqytetit, që në fakt ka kushte shumë herë më të mira se dy të tjerët.
Sipas drejtorit të stadiumit "Qemal Stafa", Perikli Dhakes, kushti i vetëm i tij ishte ulja e cmimit të biletave për ndeshjen me Luksemburgun ndërkohë që i është përgjigjur negativisht nënshkrimit të kontratës per tri ndeshjet e tjera të radhës, duke lënë opsioninin e marrëveshjes për cdo ndeshje.