Levizja Socialiste per Integrim ne vijim te kembenguljes per organizimin e nje referendumi formalizoi krijimin e nje Komitetit Kombetar per Shpetimin e Kushtetutes. Ne kete menyre, pese formacione politike se bashku me perfaqesues te shoqerise, analiste e gazetare krijuan Komitetin Kombetar te Shpetimit te Kushtetutes qe ka ne baze kerkesen per referendum per ndryshimet e bera pak kohe me pare ne Kuvend. Ky komitet do te organizoje mbledhjen e 50 mije firmave te domosdoshme per referendum ne te gjithe vendin. "Ne mendojme se deformimi i dokumentit themeltar te shtetit shkakton dobesim real te presidentit, mbiforcim artificial te Kryeministrit dhe dobesim te rolit te Kuvendit ne kontrollin ndaj qeverise", u shpreh analisti, Artur Zheji, i cili do te kryesoje kete komitet. Duke kerkuar mbajtjen e referendumit per keto ndryshime, kreret e partive akuzuan dy forcat e medha se jane bere pjese e nje pazari politik ne dem te shqiptareve duke krijuar nje republike kryeministrore. Partite politike qe marrin pjese jane LSI, PSD, PAD, PDS, LZHK dhe Levizja e Petro Kocit. Ne Komitet jane perfshire edhe analiste te mirenjohur, si Artur Zheji, Andrea Stefani, Henri Cili dhe Blendi Kajsiu. Kreu i LSI-se, Ilir Meta, theksoi gjate fjales se tij se "iniciativat e LSI tani do te jene pjese, sikurse cdo force politike, sikurse gjithe faktoret e tjere dhe te shoqerise civile, e vendimmarrjes se ketij komiteti". O.XH