Pas ngjarjes së rallë që ndodhi ditën e djeshme në Tiranë ku i riu Romeo Leka pasi grabiti një bank mori peng një 19 vjeçaren për rreth 30 minuta, ngjarje të cilën televizioni "ORA NEWS" e trasmetoi eskluzivisht Live, në kemi vajtur me kamerën tonë në fshatin Tresh ku jetojnë edhe të afërmit e Romeos. Kushëriri i tij ka rrëfyer për mediat se prej vitesh kanë humbur çdo kontakt me të. Ai shprehet se kishte dijeni se kurshëriri i tij ndodhet në Amerike dhe nuk kishte dijeni për ndonje akt kriminal që mund të kishte kryer Romeo.



Sipas të afërmve të 25 vjeçarit Romeo Leka, kishte shitur të gjitha pronat dhe shtëpinë që ka pasur në fshatin e tij të lindjes, ndoshta kjo mund të ishte edhe arsyeja që ai nuk i eshte afruar asnjëherë fshatit Tresh,dhe nuk ka kontaktuar në asnjë rast te afërmit të tij për kthimin në Shqipëri. Akti i djeshëm është dënuar nga të afërmit e 25 vjeçarit Romeo Leka, por mungon çdo shpjegim për një sjellje të tij,apo faktin që ai te kishte qenë prezent në ndonjë vend tjetër të Europës.