Qershitë kanë çelur në Washington dc dhe e vecanta nuk qëndron këtu, por në faktin se për lulet e qershive ka një festival kombëtar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Qindra turistë u mblodhën me këtë rast, duke sjellë së bashku me entuziamin e tyre një panverë të plotë, me lule dhe diell.
Çdo vit, festivali përkujton dhuratën e 3000 pemëve të qershisë nga Kryetari i Bashkisë së Tokios Yukio Ozaki në qytetin e Uashingtonit në vitin 1912.
“Është një ditë perfekte, është pak freskët, por ka shumë diell dhe lulet e qershive duken joreale.
Nuk kam parë një gjë të ngjashme kurrë më parë , shprehet një turiste, Linsdei Darling.
Më shumë se një milion njerëz vizitojnë Uashingtonin çdo vit në stinën e pranverës për të parë pikërisht celjen e qershive.
Justin Pyles, artist dhe rezident në Ëashingto dc, u frymëzua nga natyra, sic rëndom u ndodh artisëve:
“Më frymëzon natyra dhe e bukura. Më pëlqen Ëashingtoni, është shtëpia ime dhe gjithmonë më ka joshur ndërthurja e arkitekturës me natyrën e bukur , thotë ai.
Turistët shijojnë bukurinë e natyrës së qytetit dhe ndalojnë shpesh të bëjnë fotografi apo edhe një selfi.
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter