Në kuadër të Muajit Antitrafik, pranë Qendrës Rinore Tiranë është hapur ekspozita “Trafikimi në sytë e fëmijëve”. Në ekspozitë janë paraqitur rreth 140 punime nga nxënës, të cilët kanë përshkruar me anë të pikturave e vizatimeve, fenomenin e trafikimit.


Sipas zv.ministres së Brendshme, njëkohësisht Koordinatore Kombëtare Kundër Trafikimit, Rovena Voda, trafikimi i qënieve njerëzore është një çështje që shkon përtej kufijve, ndaj angazhimi kundër fenomenit duhet të jetë mbarë-shoqëror.


Falënderimet më të mëdha shkojnë sigurisht për të gjithë fëmijët e mrekullueshëm të sistemit para-universitar që ne kemi në Shqipëri. Me pikturat dhe vizatimet e tyre na e kanë hijeshuar godinën sot, por edhe kanë dhënë mesazhe shumë të forta në lidhje me luftën kundër fenomenit të trafikimit. Dua të falënderoj patjetër ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj për mbështetjen që i ka dhënë Zyrës së Koordinatorit Kombëtar Antitrafik.


Dua të falënderoj gjithashtu Ministrinë e Arsimit, që e kemi gjithmonë në krah, me të gjitha Drejtoritë Rajonale Arsimore në të gjitha qarqet, për të gjithë mbështetjen, fushatën sensibilizuese me fëmijët, për përfshirjen edhe në kurikulat, për të marrë dijeni rreth këtij fenomeni, që është global dhe nuk është vetëm i Shqipërisë, theksoi Voda.


Në përfundim të aktivitetit për 9 punimet më të mira janë shpërndarë çmime. 


/Oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter