TIRANE- Këshilli Rinor Shqiptar dhe organizata të Rrjetit Kombëtar të Shoqërisë Civile organizojnë një pritje me rastin e Ditës së Europës. Ky aktivitet joformal ka për qëllim edhe promovimin e "Café d'Europe", e cila është një mbrëmje joformale e përjavshme e aktivistëve të shoqërisë civile, intelektualëve, gazetarëve, shkrimtarëve, profesorëve dhe studentëve "Café d'Europe". Ajo u iniciua nga Këshilli Rinor dhe organizatat anëtare në 23 Dhjetor 2009 dhe do të mblidhet çdo javë në kafe dhe klube të ndryshme të Tiranës e njëkohësisht edhe në qytete të Shqipërisë ku vera, muzika dhe shoqëria e këndshme do të shoqërojnë debate dhe informacione për BE-në, promovime filmash dhe librash mbi BE dhe problematikën e integrimit, takime me diplomatë dhe zyrtarë të BE-së. "Klubi Europa" është një eksperiencë europiane e iniciuar nga organizatat europiane, që mbështesin një Europë të hapur dhe pa barriera dhe mbi të gjitha promovojnë debatin kritik mbi Europën. "Kafe Europa" është një vend për takime dhe komplote, për debatet intelektuale dhe bisedime. Nëse dikush do të paraqiste një hartë të "coffeehouses" do të përftonte përmbledhje të përgjithshme të idesë evropiane...". Steiner George, Cicero për Ditën e Evropës 2006, më 9 maj, Instituti i Rajoneve të Evropës filloi një projekt kulturor në të gjithë Evropën, të mbështetur nga Presidenca Austriake e Këshillit të BE-së - Kafenetë e Europës.
(s.g/GSH/BalkanWeb)