KALIFORNI- Anthony Ditirro, një banor i pjesës veriore të Kalifornisë ka paditur “Facebook” në Gjykatën e Qarkut. Ditirro prentendon se “Facebook” ka falsifikuar pëlqimin e tij duke e shtuar atë tek fansat e USA Today. Ai pohon se ka vizituar faqen e USA Today por asnjëherë nuk ka shtypur butonin Like.
 
Padia pretendon se “Facebook” ka thyer disa kode civile dhe të biznesit të Kalifornisë dhe detyrohet t paguaj të paktën 750 dollarë në dëmet statutore dhe ndëshkuese të anëtarëve që përshtaten për përdorim të paautorizuar të ngjashmërisë së tyre.
Padia është parashtruar në emër të të gjithë përdoruesve të “Facebook”, Pëlqimet e të cilëve ishin falsifikuar. Në një deklaratë të dhënë për CNET, “Facebook” pretendon se kjo ankesë është pa meritë dhe se kompania do të mbrojë veten.

(a.n/BalkanWeb)