Grupi i hakerëve “Kosova Warriors Group” njofton se ka bërë një sulm kibernetik kundër ushtrisë së Venezuelës. Siç thuhet në njoftimin e KWG, “sulmi u bë për shkak se Venezuela nuk e ka pranuar si shtet Republikën e Kosovës, andaj KWG-ja vendosi ta sulmojë Venezuelën dhe paralajmëron se sulmi i radhës do të jetë Ekuadori.


Faqet momentalisht janë të mbyllura nga webmasteri, i cili e ka parandaluar sulmin para 10 minutave.


KWG në fund thotë se disponon me 39 gigabajt dokumente sekrete të Ushtrisë së Venezuelës. /Indeksonline/