Arsene Wenger ka pranuar se ka gabuar me shitjen e Cesc Fabregas, dhe iu ka kërkuar tifozëve të Arsenalit, që ta respektojnë në ndeshjen derbi të Londrës, ku skuadra e tij e pret Chelsean.




27 vjeçari ishte larguar nga Emirates Stadium në vitin 2011, duke kaluar në Barcelonë, ndërsa u kthye në Premierligë, te rivalët e mëdhenj të Arsenalit, Chelsea.

AdPlatformZone = {id: "f95795dd0",format: "410x0"};


“Keqardhje ime është se ai u largua nga këtu, por unë dua tani që çdo lojtar të respektohet”, tha Wenger.




Derbi mes Arsenalit dhe Chelsea, luhet ditën e diel duke filluar nga ora 17:00./Indeksonline/