TIRANE-Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit në bashkëpunim me Operën dhe Baletin Kombëtar të Sofjes do të shfaqë “Romeo dhe Zhuljeta” në datat 18,19, 21,22, Ora 19.00. Shfaqja është një balet në tri akte bazuar në tragjedinë më të njëjtin titull të Shakespeare. Me muzikë të Sergej Prokofiev, skenografi të Agim Zajmit, kostume të Tzvetanka Petkova, mjeshtër koreograf është Peter Loukanov dhe asistent koreograf Maria Loukanova. Koncertmaestër është Enina Llozi ndërsa dirigjent është Ermir Krantja. Në balet do të interpretojnë: Zhuljetën Enada Hoxha dhe Odeta Dishnica, Romeon Gerd Vaso dhe Ervis Nallbani, Tebaldin Sokol Zhugri, Merkucion Endri Shkoza dhe Helios Papadhima, Parisin dhe Escalusin Dion Gjinika, Benvoglion Fatjon Lito. Balerinë të tjerë që do të marrin pjesë në këtë balet janë Rovena Shqevi, Ledia Sula, Isida Mollaymeri, Jonida Onuzi, Adela Muçollari, Loreta Bala, Joli Eleni Gjovreku, Alisa Gjoni, Erald Zela, Julind Dervishi, Silvester Shuta, Igli Mezini, Eni Balla.

(d.b/BalkanWeb)