TIRANË- James Blunt është zgjuar sot duke lexuar nëpër internet se ai ka vdekur nga një infarkt në zemër. Lajmi i maskuar sikur ishte i CNN ishte aploduar në benkling.com duke njoftuar vdekjen e papritur të Blunt.

Personi që monitoron faqen, Ben Kling, një 20-vjecar nga Boston që frekuenton kolegjin Emerson mohon se ka qenë ai personi që ka nxjerrë këtë lajm. Ai thekson se sajti i tij është më tepër intelektual sepse shkruan për muzikën, komedinë, marketingun, sociologjinë, feminizmin dhe maskilizmin ndaj nuk kishte arsye të merrej me njoftime vdekjesh, aq më tepër të James Blunt.

James Blunt, këngëtari britanik ka përfunduar kohët e fundit një tur muzikor në mbarë botën. Madje ai ka vizituar dhe trupat paqeruajtëse në Afganistan. Blunt ka qenë dhe ushtarak. Ai ka shërbyer në Lindjen e Mesme me trupat britanike.

(d.b/BalkanWeb)