Ne Festivalin Ndërkombetar të Letërsisë, që u mbajt në Ljubjanë, poetja Luljeta Lleshanaku fitoi çmimin “Kristal”, i cili jepet per shkrimtarin më të mirë pjesëmarrës në edicion.

Festivali “Vilenica International Festival” zhvillohet në Slloveni prej 24 vjetësh. Për Shqiperinë është vetëm hera e tretë që përfaqesohet. Shkrimtarët pjesëmarrës ishin nga e gjithë Europa Qendrore , si zëra perfaqësues në kulturat e tyre. Kunkurenca ishte për çmimin “Kristal” që, edhe pse nje shkrimtare që nuk i përket Europes Qendrore, iu dha Luljeta Lleshanakut.



Poetja shqiptare u prezantua me poezitë “Misteri i lutjeve”, “Lajme të vonuara”, “Me fatin e shkruar në fytyrë” dhe “E hëna në shtatë ditë”. Keto poezi jane botuar gjithashtu ne antologjinë e festivalit në shqipe, sllovenisht dhe anglisht.

Ky festivali jep dy çmime: çmimi i karrieres iu dha shkrimtarit Claudio Magri. Ky çmim jepet nga Unioni i Shkrimtarëve Sllovenë. Ndërsa çmimi “Kristal” u dha nga një juri ndërkombëtare e përbërë nga: Katharina Narbutovic (Gjrmani), Victor Rodrigues-Nunez (SHBA), Jurgen Jakob Becker (Gjermani), Forrest Gander (SHBA) dhe Tom Van de Voorde (Belgjike).

Gjatë ceremonisë, juria e argumentoi çmimin për Lleshanakun me: “Për metaforën e fuqishme, mprehtesinë e mendimit dhe temën universale te trajtuar me shume finese”. Fituesit pararadhës janë: Piotr Sommer (Poloni), Mojca Kumerdej (Slloveni), Vladas Braziūnas (Lituani), Josip Osti (Bjellorusi), Pál Závada (Hungari), Natalka Bilocerkivec (Ukrainë), Vörös Istvan (Hungari), Angelo Cherchi (Itali) etj.





13 Shtator 2009