salaKryeministri Berisha ka qenë gjatë ditës së sotme në Durrës, ku ka mbajtur një takim me studentët. Këta të fundit i janë ankuar se numri t tyre në degë të veçanta është shumë i madh  dhe kjo gjë nuk u jep mundësi për tregun e punës.


Berisha u ka sugjeruar atyre si zgjidhje që mos të shkojnë në degët më të frekuentuara, por të zgjedhin degë të tjera.


Dhe, këtë gjë ai e ka lidhur me eksperiencën e vet. Berisha ka thënë se kur ishte i ri dëshironte të bëhej poet, ose shkrimtar, por nuk e lejoi sistemi, që e dërgoi të studionte për mjekësi. Dhe, pavarësisht kësaj, Berisha tha se e dashuroi mjekësinë që në vitin e parë.


Ëndrra ime ishte bëhesha poet apo shkrimtar sa kërkova të ndiqja Gjuhë-Letërsi, por nuk mu dha e drejta për këtë degë, mora të drejtën për studim, për mjekësi. Dhe në vitin e parë të fakultetit nuk e mendoja kurrë që do e doja kaq shumë këtë degë, ka thënë Berisha./b.l