Zoti minister i mbrojtjes, behuni avokat i ish-ushtarakeve dhe promotori i zgjidhjes se ketij problemi, pasi ato nuk mund te presin e te durojne pafundesisht. Zoti minister i Financave zgjidheni gryken e thesit dhe mos i zvarrit me kerkesat e drejta te ushtarakeve.
Zoti kryeminister, jetoni me shqetesimin e ish-ushtarakeve, vleresojini ata, ushtroni plotesisht kopetencat qe u jep ligji dhe funksioni i larte i kreut te ekzekutivit, rreshtohuni ne krah te ushtarakeve dhe kerkoni llogari ndaj krereve te dikastereve respektive per ta pergatitur dhe paraqitur sa me pare draftin e ri per pensionet suplementare te ushtarakeve.
Zonja kryetare e parlamentit, solidarizohuni me kerkesat e ish-ushtarakeve, degjojini, vleresoni dhe respektoni ata, dhe kushtojuni atyre nje seance te posaçme parlamentare ku te diskutohet me durim dhe objektivitet, e te vendoset unanimisht per te drejtat dhe kerkesat e tyre.
Zoti president, me cilesine, autoritetin dhe personalitetin qe ju jep ligji dhe posti i larte i kryetarit te shtetit dhe i komandantit te pergjithshem te forcave te armatosura te Republikes se Shqiperise, e ne respekt te ish- ushtarakeve, eshte ne detyren e nderin tuaj qe te ushtroni dhe te zbatoni kompetencat tuaja qe u jep funksioni madhor qe te ndikoni, pse jo dhe t'ju imponoheni organeve perkatese qe te japin sa me pare dhe sa me drejt zgjidhje definitive ketij problemi. Ju lutemi bashkohuni me kerkesat legjitime te ish- ushtarakeve dhe perkrahini ata ne perputhje me ligjin ! Ju ka ardhur rasti dhe momenti te jepni prova se jeni me te vertete nje kryekomandant dinjitoz, i arsyeshem dhe serioz.