“Lista Dr. Ibrahim Rugova”  do ta përkrah kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën në zgjedhjet e 1 dhjetorit për kryeqytetin.


Këtë gjë e ka konfirmuar për Indeksonline edhe anëtari i kësaj liste, Astrit Haraçija.



“Po është e vërtetë që do të përkrahim Isa Mustafën në zgjedhjet e 1 dhjetorit", ka thënë shkurt Haraqija për Indeksonline.



Vlen të thuhet se “Lista Dr.Ibrahim Rugova” është pjesë e Qeverisë Thaçi me dy poste, Bujar Bukoshi zëvendëskryeministër si dhe Dardan Gashi, Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. /Indeksonline/