Aman, kur do na vijë PrilliKemi sytë në BukureshtMbase na pranojnë në NATOShqipëria pret në rresht.
Angazhuar këmbë e kokëMedia e DiplomaciaParlamenti - PresidentiOpozita - Qeveria.
Nuk po lëmë mik pa futurDiplomatë pa ngacmuarTë thonë ndonjë fjalë të mirëAnëtare për t'u pranuar.
Edhe NATO-ja mendojnëFunksionon si m'halla jonëMe pak miq dhe korrupsion Aleancën e pushtojmë.
Pasi të jemi anëtarë
Ashtu si e do zakoniNATO do të ketë ndryshimeQë me sy do t'i shikoni.Me idetë tona gjeniale
Do të bëjmë revolucionDo kërkojmë që Aleanca Të drejtohet me rrotacion.Të fillojë nga alfabeti
Kujt drejtimi i takonKështu, Komandant SaliuNATO-s i shkon në timon.E pastaj mendoni vetëNATO-ja si funksiononPër të heq komandant SalënLuftë me bomba e avionë!