Tashmmë që gara mes “VIP”-ave të “Dancing with the stars” ka hyrë në javën e katërt në “Vizion Plus”, duket se janë rritur pretendimet e secilit për të fituar kupën e këtij edicioni. Përveç energjisë së humbur në 1 orë e 30 minuta prova çdo ditë, stresi dhe emocionet e show-t duket se i kanë holluar paksa VIP-at në fizikun e tyre.


Nuk e dimë sa do t’i ndihmojë rënia në peshë për të ecur në këtë garë, duke pasur parasysh që edicionin e fundit të këtij show e fitoi këngëtarja Elvana Gjata, e cila në këtë garë humbi 5 kg nga pesha e saj.


Flaka Krelani: Tashmë jam 43 kg, s‘më duket peshë absurde

Ajo është një artiste që transformohet në look si një kameleon, mjafton të kujtojmë ngjyrën e zezë të flokëve prej vitesh, shndërrimin në bionde në fillim të spektaklit, duke u kthyer tashmë në vajzë me flokët kafe.


Në këtë garë ka bërë përshtypje me perfomacat e saj, dhe po ashtu me fizikun. Flaka thotë se ”gjatë këtyrë javëve kam humbur 2 kg, dhe tashmë peshoj vetëm 43 kg. Nuk më duket absurde si peshë, pasi nuk jam e gjatë, dhe po ashtu ndihem shumë mirë me këtë peshë”, shprehet Flaka. Ajo tregon se nuk merret me palestër si dikur, dhe tregon kujdes për ushqimin, duke ngrënë pak dhe në mënyrë të shëndetshme”. /Indeksonline/