Zv.asistent Sekretar i mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës znj. Evelin Farkas, i ka dërguar një letër falenderimi Ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli.


Më lejoni të ju shpreh edhe një herë vlerësimin tim për përkushtimin Tuaj të vendosur përkundrejt objektivave tona reciproke si dhe për dedikimin Tuaj ndaj reformave të rëndësishme në fushën e mbrojtjes, shkruan Evelin Farkas në letrën e saj duke falenderuar Ministren e Mbrojtjes për punën që po bën në krye të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FA-ve.


Ndërkohë në datën në 13 dhjetor, zyrtarja amerikane ka zhvilluar me Ministren e Mbrojtjes edhe një bisedë telefonike ku është ndalur veçanërisht në luftën kundër korrupsionit duke garantuar për mbështetjen e padiskutueshme të SHBA-ve në këtë proçes shumë të rëndësishëm për të ardhmen e vendit.